Telenews

Hidhen shishe qelqi në afërsi të Policisë së Kosovës në veri

Hedhje të shisheve të qelqit dhe mjeteve piroteknike ka pasur në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës.

Kështu ka njoftuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shisheve të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë prezentë në atë ndërtesë”.

“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj