Telenews

Kurti niset në dy vizita

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça, ministrin Murati dhe Hajdari kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Kroaci ku do të takohen me krerët e shtetit kroat, shkruan Express.

Siç ka njoftuar Zyra për Media e kryeministrit, Kurti pas Kroacisë do të udhëtojë edhe për në Slloveni.

Në të dy shtetet, do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentëshoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqsië natyre, teknike e teknologjike dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

“Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku s’tregohen datat e udhëtimit nga Kroacia në Slloveni dhe kthimi në Kosovës..

Kurti duhet të paraqitet në Prokurori Speciale të Kosovës më 16 dhjetor, të hënën, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj