Telenews

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, policia jep detajet

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që dyshohet se ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Ai ka thënë se nga informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

“Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales

Yllka Gashi

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi