Telenews

Gucati thotë se Bislimi vizitoi ‘tinëzisht’ vetëm Rexhep Selimin në Hagë

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë Kurti për atë që ai e konsideron si një diferencim të padrejtë ndaj të burgosurve tjerë, duke përmendur vizitat e kryera në Hagë.

Gucati ka shprehur dëshpërim për faktin se nuk ka pasur një vizitë nga kryeministri Albin Kurti, por që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka vizituar vetëm Rexhep Selimin dhe jo të tjerët në Hagë.

Sipas Gucatit, të vetmit zyrtarë që kanë qenë në vizitë me të gjithë janë kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa vizitat nga zyrtarët e tjerë kanë qenë vetëm për Rexhep Selimin.

“Shumë jam i dëshpëruar që nuk ishte, [një vizitë të kryeministrit në Hagë]. Çka është më e keqja zëvendëskryeministri vinte në vizitë tinëzare, që ne e kemi parë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qenë në vizitë të Rexha, edhe te ne nuk ka qenë kurrë, e ka vizituar vetëm atë. I vetmi njeri që ka qenë për të na vizituar neve ka qenë kryetari i parlamentit dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Liburn Aliu ka qenë që e ka vizituar vetëm Rexhën, kanë ardhur në Hagë dhe e kanë vizituar vetëm atë”, ka deklaruar Gucati në Debat Plus në Dukagjini.

Ai ka theksuar ky akt është turpi më i madh i kësaj qeverie.

“Shumë, diferencim kudo më të madh kur një Qeveri e jotja pavarësisht bindjes politike ne jemi qytetarë të këtij vendit, nuk duhet të jesh për dikë nënë për dikë njerkë. Ne kemi qenë të burgosur si pjesëtarë të UÇK-së jo si pjesëtarë të partisë politike. Ky ka qenë diferencim si në kohën e ish-Jugosllavisë kur i kanë diferencu njerëzit nga shkolla nga fakultete, kështu jam ndier si i diferencuar nga Qeveria. Kjo ka qenë turpi më i madh i kësaj qeverie”, ka theksuar ai.

Gucati ka potencuar se ai ka biseduar me Selimin për këtë çështje, por ka siguruar se nuk i kanë bërë kurrë presion në lidhje me vizitat.

“Ne kurrë nuk i kemi thënë diçka, vetëm kemi thënë se kjo qeveri që bën diferencime nuk vyen asgjë”, ka deklaruar Gucati.

Të ngajshme

Qeveria mban mbledhje, merr këto vendime

Erzana Fazliu

Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian

Erzana Fazliu

Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj, gjysma prej tyre gra

Erzana Fazliu