Telenews

Gramoz Vokrri kandidat për kryetar të FFK-së?

I biri i Presidentit historik të FFK-së, Fadil Vokrrit, Gramozi pritet të jetë kandidat për kreun e shtëpisë kryesore të futbollit kosovar.
Presidenti i klubit futbollistik Trepça 89, Abedin Zeka-Beki në një studio televizive në ATV ka treguar se Vokrri do të kandidojë për të parin e FFK-së.
Sipas drejtuesit të mitrovicasve, Gramozi tashmë ka mbledhur 18 nënshkrime nga klubet dhe do të kandidojë për këtë post.
Ende asgjë zyrtare nuk është kumtuar nga Gramoz Vokrri për një gjë të tillë e mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se cili do jetë epilogu i këtij lajmi që u dha në media.
 

Të ngajshme

Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja nga Adidas

Valjeta Turkaj

Yamal mund të qëndrojë në bankë rezervë në Kampionatin Botëror

Valjeta Turkaj

Mo Salah në negociata me klubin e ri, Fenerbahce në garë për yllin e Liverpoolit

KushtrimGuraj