Telenews

Tërhiqet shorti për renditjen e partive, më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postës.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

Kjo është renditja e partive politike në fletë votime për zgjedhjet e 9 shkurtit:

116 Srpska Demokratija

112 Lista Serbe

114 Partia Rome e Bashkuar e Kosoves

125 PDAK LPB

126 Grandjanska Iniciativa Narodna Pravda

121 Nasa Bosnjacka Koalicija

137 AAK me partneret e koalicionit

120 Partija kososkih Srba

124 LDK

131 PDK

133 Srpski narodni pokret

118 VV-ja

129 Koalicioni për Familje

Të ngajshme

Bedri Hamza i fton qytetarët në hapjen e fushatës: Çdo zë ka rëndësi dhe çdo angazhim i juaji e bën diferencën

Erzana Fazliu

“Operonte pa licencë në Kosovë”, BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri

Erzana Fazliu

Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Britaninë e Madhe

Erzana Fazliu