Telenews

Ëmbëlsira e preferuar ‘Trileqe’, ja si përgatitet

4 kokrra vezë
6 lugë sheqer
10 lugë miell
2 luge çaji pluhur pjekës
500 ml. qumësht
200 ml. pana
4 lugë qumësht të kondesuar
Për karamelin:
2 gota ujë
2 gota sheqer
2 lugë niseshte
Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen shkumë. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe trazojmë. E shtrojmë në një tavë me letër pjekje dhe e pjekim për 15 min në 200 gradë.
Me pas e shpojmë me një shkop.
Përgatisim një masë me qumështin, qumeshtin e ëmbël, dhe panan. Presim sa ta perthithi keku dhe shtrojmë karamelin nga lart.
Për karamelin, në një tenxhere shkrijmë një gotë sheqer deri sa të karamelizohet. Në një tas shkrijmë gotën tjetër me sheqer, niseshten dhe ujin. E shtojmë te sheqeri i shkrirë me ngadalë, nga një garuzhde duke trazuar dhe e ziejmë 5 minuta. E lëmë të ftohet pak dhe ia shtojmë kekut lart. E presim pasi të jetë ftohur dhe masa të ketë ngrirë.

Të ngajshme

Gjendet i vdekur një burrë në shkallët e një ndërtese në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Vetaksident në Baicë të Istogut, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj