Telenews

Fordi tërheq mbi 20 mijë automjete hibride

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, do të tërheqë mbi 20 mijë automjete hibride nga tregu për shkak të shqetësimeve lidhur me baterinë, raportoi të enjten Reuters.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada ka thënë se tërheqja përfshin disa automjete të llojit Ford Escape dhe Lincoln Corsair të viteve 2020-2024.

“Një defekt prodhimi në bateri mund të rezultojë në një qark të shkurtër të brendshëm dhe dështim të baterisë për shkak të tensionit të lartë”, ka thënë ky institucion.

Tregtarët do ta zëvendësojnë paketën e baterisë sipas nevojës falas, ka thënë rregullatori i sigurisë së automjeteve.

Të ngajshme

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione – nuk iu beson më askush

Donat Hashani

Pas 15 vjetësh, aktorja ndahet nga bashkëshorti

Erzana Fazliu

Bolton thotë se Kosova duhet ta shohë si mundësi Administratën Trump 2: Duhet të jeni optimist

Erzana Fazliu