Telenews

Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia

Një aeroplan u rrëzua të premten në qarkun bregdetar Malindi të Kenias, duke vrarë tre persona, tha një zyrtar i policisë lokale.

Tre viktimat përfshinin një shofer taksie, i cili u vra kur avioni shpërtheu në flakë në qytetin Kwachocha përgjatë autostradës Malindi-Mombasa, tha komandanti i policisë së nën-qarkut LuckyJoski Mudavadi, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Dy viktima të tjera, një motoçiklist dhe një pasagjere femër, vdiqën kur pjesët nga krahët dhe bishti i ndarë i avionit i goditën pasi avioni u përplas me një ndërtesë.

Një pilot dhe dy studentë që ishin në bord po trajtohen për lëndimet e marra pasi u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Të ngajshme

LVV-ja mbyll fushatën elektorale

Donat Hashani

Nesër përgatituni për të ftohtit

Donat Hashani

Akuza për ndikim te votuesit dhe keqorganizim në qendrat e votimit në Shtutgart

Donat Hashani