Telenews

27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte

Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të kërkim-shpëtimit ku dyshohet se një person me inicialet A.H nga Prizreni ka rënë në Lumin Drin.

Sipas drejtorisë rajonale të policisë së Prizrenit kërkimet kanë filluar më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot iu kanë bashkëngjitur njësitë përkatëse të FSK-së.

Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, kërkimet kanë filluar nga Ura e Fshajt e deri te Ura e Rugovës e po ashtu kërkimet kanë vazhduar edhe në pjesën malore që gjenden afër Urës së Fshajt.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar rreth orës 17:00 për shkak të errësirës dhe do të vazhdojë nesër me të nisur dita.

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj