Kanë gati dy muaj që kanë hyrë në grevë, por deri më tani kërkesat e tyre nuk janë adresuar.
Ata janë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët tashmë kanë vendosur të pezullojnë grevën përgjatë fushatës politike zgjedhore.
Kështu ka njoftuar Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës (SHSATKK).
“Pas një greve 54-ditëshe, përkundër kërkesave tona të vazhdueshme për ekuivalentimin e koeficienteve të pagave për aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ende nuk ka shenja konkrete se diçka po ndërmerret për të adresuar këtë çështje”.
Ajo tha se pas përfundimit të fushatës zgjedhore, aktorët do të vazhdojnë me aktivitete tjera sindikale “deri në realizimin e kërkesave tona të drejta”.