Telenews

Xherdan Shaqiri mendon për të ardhmen, blen aksione te klubi zviceran

Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka blerë aksione te klubi Rapperswil-Jona, që garon në kategorinë e tretë të Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi zviceran të martën.

Shaqiri për faqen e klubit ku tashmë ka aksione, ka thënë se e planifikon të ardhmen e tij profesionale me Rapperswil-Jonan.

“Duke vendosur t’i bashkohem Rapperswil-Jona, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës si futbollist. Kjo përfshin njohjen e strukturave të klubit. Për mua Rapperswil-Jona është klubi ideal për këtë. Është një klub i mirë, me një stadium të bukur dhe një traditë të gjatë”, ka thënë Shaqiri.

Ai mezi pret të nisë bashkëpunimin me drejtuesit e klubit.

“Do të ketë punë serioze, zhvillim të të rinjve, integrim dhe përkushtim social”, është shprehur 33-vjeçari.

Të ngajshme

Skiatorja e Shqipërisë me rezultat të mirë në Kupën e Botës

KushtrimGuraj

Xhaka shpallet për herë të tretë futbollisti më i mirë në Zvicër

KushtrimGuraj

Jashari lojtari më i mirë i ri në Zvicër, Fazliu i Kategorisë së Dytë

Erzana Fazliu