Telenews

Betim Gjoshi: Bedri Hamza do të ndërtojë stadiumin kombëtar në Drenas!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka premtuar investime të mëdha në sport, duke theksuar se kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, do të ndërtojë stadiumin kombëtar në Drenas dhe terrene sportive në Prishtinë.

“Me rininë dhe sportin, Kosova krenohet. Bedri Hamza si kryeministër do të ndërtojë stadiumin kombëtar në Drenas dhe terrene sportive në Prishtinë. Bashkohuni me ne për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë!”, ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka ftuar qytetarët të mbështesin programin e PDK-së, duke u zotuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë në Kosovë.

#PDK131
#BGJ50
#BedriHamza1

Të ngajshme

16 pjesëtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim –

KushtrimGuraj

Operacioni “Dosja 23” në Zubin Potok: Çfarë dihet deri tani për aksionin dhe nëntë të arrestuarit –

KushtrimGuraj

Nëntë arrestime për krime lufte në Zubin Potok, Beogradi akuzon Kurtin për “dëbim dhe frikësim të serbëve” –

KushtrimGuraj