Telenews

Eskalon debati, Hodaj-Matoshit: S’ki kaçik me marrë avokat si unë, ti ke nevojë për doktor!

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të gazetarit, Halil Matoshit dhe avokatit Taulant Hodajt, lidhur me emërimin e kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), për të cilin pati mospajtime.

Avokati, Taulant Hodaj ka thënë se emërimi i kryetarit të ri të KPM-së nuk ka ndonjë shkelje ligjore.

Matoshi ka thënë se KPM i ka dy kryetarë dhe se vetëm njëri nga ta është legjitim.

Megjithatë, ai ka theksuar se është habitur nga Hodaj, i cili si jurist e quan legjitim një emërim të tillë.

“M’habiti z.Hodaj si jurist. Ti i bane dy shmangie që juristi s’guxon me i bo. Aktualisht i kemi dy kryetarë sepse komisioni s’e ka shkarku kryetarin aktual”, ka thënë Matoshi.

Debati mes Matoshit dhe Hodajt kaloi edhe në personale, pasi ata iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese.

“Qesi avokati si ti kurrë s’kisha marrë”, ka thënë Matoshi.

“Ti s’ki kaçik me marrë avokat si unë. Një njeri normal  pa avokat e pa doktor s’ka gjasa, kështu që unë po mendoj që munesh me pas nevojë për doktor dhe jo avokat, kështu që qetësi”, ka thënë Hodaj.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj