Interi ka arritur të shënojë fitore ndaj Empolit në shtëpi me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Pjesa e parë nuk është se solli shumë, me Interin që kishte dy tentime, me Lautaro Martinezin që nuk shënoi dhe me Kristjan Asllanin që kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Duke e ditur se janë favorit dhe fitorja ishte e vetmja mundësi, Interi vazhdoi me sulme në pjesën e dytë dhe shpejt erdhi goli.
Në minutën e 55-të, Lautaro Martinez përfitoi nga një asistim i Nicolo Barellas për të shënuar për 1-0.
Kjo nuk i mjaftoi Interit, pasi në minutën e 79-të, Kristjan Asllani asistoi te Denzel Dumfries që shënoi me kokë për 2-0.
Empoli e hapi sfidën në minutën e 84-të, kur Liam Henderson asistoi te Sebsatiano Esposito që shënoi për 2-1.
Por Interi ishte që i dha vulë kësaj ndeshje, me Marcus Thuram që gjeti rrjetën për 3-1 në minutën e 89-të.
Pas kësaj fitoreje, Interi është i dyti me 47 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar se lideri Napoli që ka 50 pikë.