Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë, me studime bachelor, master, dhe doktoratë në këtë fushë. Ka përfunduar dy specializime post-doktorature në Universitetin e Gracit dhe ka qenë Fulbright Visiting Scholar në Universitetin e Washingtonit.
Është bashkëautor i dy librave universitarë, autor i një monografie shkencore, dhe ka botuar dhjetëra punime në revista kombëtare e ndërkombëtare.
Gruda po kandidon për herë të parë për deputet në Kuvend nga radhët e PDK-së, me numrin 29.