Telenews

Basketboll / Prishtina arrin fitore të madhe ndaj Trepçës në Mitrovicë

Sigal Prishtina ka fituar në fund dramën ndaj Trepçës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të enjten mbrëma, Prishtina triumfoi me shifrat 88:86 ne duelin e xhiros së 18-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e katërt rresht në kampionat, ndërsa Trepça regjistroi humbjen e dytë radhazi.

Trepça mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 30 pikë, dy më shumë se Prishtina.

Tyrrel Tate me 24 pikë dhe Josh Nzeakor me 19 sosh, ishin më të dalluarit te Prishtina.

Te Trepça, Drilon Hajrizi e Tekele Cotton regjistruan nga 21 pikë secili, por nuk arritën ta evitojnë disfatën nga Prishtina.

Ndërkohë, Vëllaznimi ka triumfuar në Gjakovë ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 111:86.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj