Telenews

Partneri i Rihannës, Asap Rocky rrezikon 24 vite burg

partneri-i-rihannes,-asap-rocky-rrezikon-24-vite-burg

Reperi i famshëm amerikan, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, ka dalë përpara drejtësisë këtë të premte, pasi akuzohet për sulm me armë ndaj një ish-miku të tij në një incident që ndodhi në vitin 2021 në Los Anxhelos.

Nëse shpallet fajtor për akuzat e ngritura, reperi mund të përballet me një dënim deri në 24 vjet burg. Ngjarja ka të bëjë me një përleshje të dhunshme që ndodhi pranë një hoteli të njohur në Hollywood, ku A$AP Rocky dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të viktimës.

Viktima, Terell Ephron, një artist dhe mik i fëmijërisë së reperit, dëshmoi më parë se ishte plagosur gjatë incidentit dhe kërkoi trajtim mjekësor në një spital të Nju Jorkut. Sipas autoriteteve, përplasja ndodhi më 6 nëntor 2021 pas një debati të ashpër mes dy ish-miqve, të cilët kishin qenë pjesë e kolektivit hip-hop A$AP Mob dhe njiheshin që nga shkolla e mesme.

Të ngajshme

Arbër Hajdari ja thotë në sy se Gjesti po e shfrytëzon për lojë edhe Eglin

Erzana Fazliu

Loredana e ulë babain e saj dhe e shpreh dashurinë që ka për Jozin

Erzana Fazliu

Egla Ceno reagon mbi raportin mes Eglit&Gjestit

Erzana Fazliu