Telenews

Nisi punimet Asambleja e FSHF-së, zgjedhjet për presidentin dhe Komitetin Ekzekutiv

Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e FSHF-së ka nisur që prej orës 10:00 punimet për zgjedhjen e presidentit të ri të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Kjo është etapa e dytë e proçesit zgjedhor pasi më herët më datë 2 mars u zhvillua raundi i parë ku mes të tjerave u morën disa vendime të rëndësishme, kryesisht për buxhetin.
Ndërkohë, sa i përket dy pikave të rëndësëishme, por edhe shumë të diskutuara për opinionin sportive, atë të zgjedhjes së Presidentit të FSHF-së, si dhe të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, me vendimin e shumicës u vendos që ky proçestë zhvillohet me datë 15 mars.
Krahas kreut aktual të FSHF-së, Armand Duka për postin e presidentit të FSHF-së në garë për një mandat katër vjeçar janë edhe trajneri por edhe ish sekretari i FSHF-së Sulejman Starova, si dhe komentatori dhe gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha.
Nga sa bëhet e ditur përmes drejtuesit të kësaj asambleje, antarit të KE si dhe presidentit të KF Apolonia, Koço Kokëdhima, anëtarë me të drejtë vote në asamble janë 55 dhe përfaqësojnë klubet e Superligës, Kategorisë së Parë dhe Shoqatave Rajonale të Futbollit.
Referuar rendit të ditë, asamblenë e ka përshëndetur i dërguari I FIFA-s, Nodar Akhalkatsi, I cili ndër të tjera th: “Kemi diskutuar bashkëpunimin mes FIFAs dhe Federatës shqiptare, e konfirmojë këtë nga pala jonë. Dua të shpreh mesazhet e Infantinos. Dua të them se duhet të vazhdojmë me bashkëpunimin e frytshëm dhe iu uroj sukses. Përgëzoj performancës historike të kombëtares, keni besim te asitenca jonë”.
Ndërkohë, në përshëndetjen e tij, ZV.presidenti i UEFA-s, Zbigniesë Bonik, tha: “Përshëndetje të gjithë pjesëmarrëse, doja të përcjellja përshëndetjen e Ceferin. Po shohim çdo ditë si po rriteni si Federatë dhe Armando bën pjesë në Komitet. Hera e dytë që vij në Shqipëri dhe hera e parë që erdha isha si futbollist. Jam i mahnitur me procesin e zhvillimit, pashë një seli dhe stadium të bukur. Kam bërë tifo për kombëtaren tuaj për shkak të miqësisë që kemi. Shpresoj së bashku të përmirësojmë futbollin”.

Të ngajshme

Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës Premier

Erzana Fazliu

S’ka fitues në kryeqytet

Donat Hashani

Gjilani ndahet ‘keq’ në udhëtim te Ferizaji

Donat Hashani