Telenews

OBSH rrit përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit Marburg

obsh-rrit-perpjekjet-per-te-ndaluar-perhapjen-e-virusit-marburg

Një shpërthim i ri i virusit vdekjeprurës Marburg, i cili ka simptoma të ngjashme me Ebolën dhe shkakton gjakderdhje nga sytë, ka shkaktuar vdekjen e nëntë personave në Tanzani, kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore globale.

Sipas Agjencisë Afrikane të Shëndetësisë, virusi, i cili ka një shkallë vdekshmërie deri në 90%, ka infektuar dhjetë persona që nga shpallja zyrtare e shpërthimit javën e kaluar, transmeton klankosova.tv.

Rastet janë raportuar në rajonin Kagera, i cili ndodhet në veriperëndim të Tanzanisë dhe ka një popullsi prej gati tre milionë banorësh.

Ekspertët janë të shqetësuar se sëmundja mund të përhapet më tej për shkak të lidhjeve të lehta transportuese me kryeqytetin Dar es Salaam, ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar kryesor i vendit.

Sipas Ngashi Ngongo nga Qendra Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), siç shkruan mail online, ekipet shëndetësore po punojnë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të frenuar përhapjen e virusit.

Autoritetet kanë identifikuar rreth 281 persona që kanë pasur kontakt me të infektuarit dhe po i monitorojnë nga afër për ndonjë shenjë infeksioni.

Të ngajshme

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Erzana Fazliu

Abdixhiku: Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard euro

Erzana Fazliu

Fadil Millaku me nr 57, një kandidat për deputet i vendosur për zhvillim dhe progres

Donat Hashani