Telenews

Abdixhiku: Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard euro

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në lagjen Dardania të Prishtinës, në palestrën e shkollës “Xhemail Mustafa”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se “entuziazmi, angazhimi e mbështetja në këtë kohë ishte shenjë e qartë e rilidhjes së LDK-së me lagjet ikonike të Prishtinës.”

Kreu i LDK-së shtoi se ka askush nuk i ofron Prishtinës projekte me vlerë 1.5 miliard euro sikurse LDK-ja.

“Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard. Prandaj dhe kjo mbështetje! Prishtina është e kaltërt!”

Të ngajshme

Shehu: Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të tejkalojnë 10 miliardë dollarë

Yllka Gashi

Në sheshin e Podujevës vendosën flamujt e UÇK-së një ditë para protestës për Çlirimtarët

Yllka Gashi

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Yllka Gashi