Reperi i njohur Lyrical Son, do të jetë sonte pjesë e protestës “Jo në emrin tim”, e cila për të nëntën natë radhazi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas programit të publikuar nga organizatorët, protesta nis në orën 21:00, ndërsa Lyrical Son pritet t’u drejtohet qytetarëve të pranishëm në shesh.
Në programin e mbrëmjes janë paraparë edhe fjalime nga organizatori i protestës, Çlirim Haziri, nxënësja Lisa Balaj, gazetari Lorik Kajtazi, veterani i luftës çlirimtare Arsim Hamiti dhe aktivisti Milot Krasniqi.
Protesta “Jo në emrin tim” po zhvillohet prej nëntë netësh radhazi dhe lidhet me kundërshtimin e pjesëmarrësve ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, si dhe me shprehjen e solidaritetit me ta.
Nata e nëntë e protestës mbahet sonte, më 24 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 21:00.


