Telenews

Kryeministri Kurti merr telefonatë nga SHBA-të për zgjedhjet e Serbisë

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaj.
Kjo telefonatë është bërë me qëllim të diskutimit për zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.
Chollet tha se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi zyrtari amerikan në Twitter.

Të ngajshme

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Pezullohet tenderi i QKSUK-së, kompanitë e eliminuara ankohen për padrejtësi

KushtrimGuraj

Shteti ia mbledh betë ndërtimeve në Gërmi

KushtrimGuraj