Telenews

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

ledion-lico-njofton-se-spektakli-i-se-shtunes-anulohet-per-shkak-te-zgjedhjeve-ne-kosove:-bbva-ka-treguar-se-sa-te-bashkuar-jane-shqiptaret

Një vendim i papritur u bë i ditur gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania, kur prezantuesi Ledion Liço njoftoi se episodi i së shtunës do të anulohet.

Arsyeja pas këtij vendimi lidhet me zgjedhjet qendrore në Kosovë, të cilat do të zhvillohen të dielën, dhe Top Channel ka vendosur që i gjithë fundjava t’i kushtohet mbulimit të këtij momenti të rëndësishëm politik.

“Kam një lajmërim shumë të rëndësishëm. Këtë vit, Big Brother VIP ka treguar se sa të pandashëm janë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, prandaj e di që do ta kuptoni vendimin tonë për ta vënë këtë fundjavë në shërbim të një momenti historik. Duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi. Për këtë arsye, edicioni i së shtunës i Big Brother VIP nuk do të transmetohet”, u shpreh Liço.

Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave të reality show-t, me disa që e mirëkuptojnë këtë zgjedhje dhe të tjerë që shprehen të zhgënjyer për mungesën e spektaklit të zakonshëm të fundjavës.

Megjithatë, formati do të vazhdojë normalisht me transmetimet e tij të përjavshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të bëhet një riorganizim për të rikuperuar spektaklin e humbur. /Telegrafi/

Të ngajshme

Një tjetër shans për Gertën: ‘Po’ ose ‘Jo’ – publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

KushtrimGuraj

JLO nuk lë vend për imagjinatë, e gjitha “çokollatë’ në festën para Grammys

Erzana Fazliu

Xheneta për raportin e Gjestit me Eglin: Më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë

Donat Hashani