Telenews

Xhelili: PDK-ja në vjeshtën e këtij viti, në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë forca e parë politike, duke e udhëhequr sërish Komunën e Gjilanit

Selver Xhelili nga PDK, thotë se Partia Demokratike e Kosovës në vjeshtën e këtij viti, në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë forca e parë poltike duke e udhëhequr sërish komunën e Gjilanit.

Ai thotë se PDK në Gjilan ka qenë një forcë e madhe politike, duke pasur edhe qeverisje lokale në këtë komunë, por me kalimin e viteve, me vonesat në reforma e ndryshime të kuadrove, ka rezultuar me rënie të numrit të votuesve.

Në pjesën e dytë të vitit 2024 dhe fillimin e këtij viti, duke ardhur kuadro të reja dhe disa reforma të nisura (reformat duhen të mos ndalen), në Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës, PDK-ja në Gjilan u rrit thuajse për 50 për qind, u dyfishua, duke bërë një kthim të madh në skenën politike të Gjilanit”, tha ai.

Postimi i plotë:

PDK-ja në Gjilan ka qenë një forcë e madhe politike, duke pasur edhe qeverisjen lokale të Komunës së Gjilanit. Me kalimin e viteve, me vonesat në reforma e ndryshime të kuadrove, ka rezultuar me numër në rënie të votuesve. Në pjesën e dytë të vitit 2024 dhe fillimin e këtij viti, duke ardhur kuadro të reja dhe disa reforma të nisura (reformat duhen të mos ndalen), në Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës, PDK-ja në Gjilan u rrit thuajse për 50 për qind, u dyfishua, duke bërë një kthim të madh në skenën politike të Gjilanit. Me këtë trend rritës, PDK-ja në vjeshtën e këtij viti, në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë forca e parë politike, duke e udhëhequr sërish Komunën e Gjilanit. Falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit, për këtë sukses të jashtëzakonshëm të PDK-së.

Të ngajshme

Kallas dhe Kos për zgjedhjet e 9 shkurtit: Presim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

KushtrimGuraj

Cakolli: Nuk pres përmbyllje të ciklit zgjedhor para marsit

KushtrimGuraj

Vazhdon numërimi i votave për deputetë, por sistemi i KQZ-së me probleme

KushtrimGuraj