Telenews

Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

vinicius-blen-nje-klub-ambicioz-evropian-–-deshiron-ta-fus-ne-elite-me-klubet-e-medha

Vinicius Junior është bërë pronar i klubit portugez të kategorisë së dytë Alverca.  

Një konsorcium investitorësh brazilianë dhe spanjollë, duke përfshirë yllin e Real Madridit, Vinicius, përfundoi blerjen sot.  

Ish-pronari Ricardo Vicintin shiti aksionet e tij: “FC Alverca njofton se Ricardo Vicintin ka shitur aksionet e tij në kompaninë publike të kufizuar te një grup investitorësh spanjollë dhe brazilianë”.  

Vinicius dhe bashkëpunëtorët e tij investuan 8 milionë euro në këtë operacion. 

Vinicius Junior është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe vlen 200 milionë euro sipas Transfermarkt. Ai fiton rreth 20 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij me Real Madridin zgjat deri në verën e vitit 2027.  

Këtë sezon, ai ka shënuar 16 gola dhe 12 asistime në 31 ndeshje.  

Alverca aktualisht është skuadra e dytë në kampionat dhe ka ambicie të mëdha për të luajtur në elitën sezonin e ardhshëm kundër gjigantëve si Benfica, Porto dhe Sporting. 

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj