Telenews

Kurti për Grenellin: Ka qëndrim të hapur kundër meje që nga viti 2020, kritikat s’nisën në fushatë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Table Briefings” është pyetur për kritikat e hapura të emisarit amerikan, Richard Grenell.

Kurti ka thënë se Grenell ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër, që nga viti 2020 dhe se kritikat e tij s’kanë nisur në fushatë zgjedhore. Megjithatë Kurti ka shtuar se Kosova e ka aleatë Amerikën dhe e konsideron si shtet mik të veçantë.

“I dërguari special Grenell ka qenë shumë i qartë kundër meje që nga viti 2020. Kjo nuk filloi gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, ne i konsiderojmë Shtetet e Bashkuara si aleatin tonë të domosdoshëm dhe mik të veçantë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e arritur në vitin 2023, Kurti ka thënë se tashmë ka kërkuar nga Serbia që të nënshkruajë atë dhe që Bërnabiq ta tërheq letrën e dhjetorit nga Brukseli në të cilën ajo deklaron se s’e pranon integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu Kurti ka përmendur kërkesën për ekstradim në Kosovë të Milan Radojicic.

Lidhur me Asociaiconin, Kurti ka thënë se “Serbia mund të dëshirojë diçka si Republika Srpska në Kosovë. Por kjo nuk është as e pranueshme dhe as e mundur”.

Të ngajshme

Trump bën edhe një deklaratë të fortë për Trump dhe Zelenskyn

Donat Hashani

Kajtazi: Kurti e ka blerë një deputet të PDK-së, edhe deputetë të partive tjera do kalojnë në LVV (VIDEO)

Donat Hashani

BE fton Kosovën që të mos i mbyllë qendrat serbe që ofrojë shërbime sociale

Donat Hashani