Telenews

Bekim Jashari emocionon në ditëlindjen e Hamzës, zbulon se kë e kishte idol

Bekim Jashari e ka kujtuar sot babain e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij.

Bekimi thotë se po të ishte gjallë sot i ndjeri do të mbushte 75-vjet.

Ndër tjera, ai e ka përmendur edhe bisedën e fundit me të atin, duke pohuar se Hamza kishte folur për idealin e tij në luftën kundër forcave të ushtrisë serbe.

Postimi i plotë:

Këtë vit, babushi Hamëza mbushi një vit më shumë se sa kishte baba Shaban kur ra heroikisht. Baba Shaban tashmë ka kaluar 100 vjetorin e lindjes dhe mes tyre kishin 26 vite diferencë.

Por më shumë se vitet, ata i bashkonte ideali, dashuria për atdheun dhe vendosmëria për liri.

Ne, fëmijët e tij dhe të gjithë familjes, nuk mund ta harrojmë kurrë se sa i dashur dhe i afërt ishte me ne. Ai ishte luftëtar, por edhe artist në shpirt. Jetonte me këngën e atdheut në zemër dhe me artin në shpirt.

E kishte idol Çerçiz Topullin dhe skena e jetës së tij u mbush me akte heroizmi që nuk harrohen kurrë.Ishte aq i lidhur me fëmijët, saqë edhe më të vegjlit e familjes nuk pranuan ta linin vetëm në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit.

Të ngajshme

Zgjedhja e paligjshme e kryetarit të KPM-së, AGK mirëpret vendimin e Gjykatës

KushtrimGuraj

Shtrenjtimi i jetesës: Çmimet në “hava”, qytetari jeton me 1.98€

KushtrimGuraj

Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

KushtrimGuraj