Telenews

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Një taksist ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një pasagjer në Mitrovicë të Veriut, në orët e hershme të së shtunës.

Sipas deklaratës së tij, pasagjeri e ka goditur me grushte në kokë dhe ka refuzuar të paguajë për shërbimin e transportit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 në rrugën “Kral Petri”.
Viktima, një qytetar kosovar, ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit.

“Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin, është iniciuar procedura hetimore,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi