Telenews

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here, lokalisht priten reshje të dobëta lokale, në formë shqote, shiu të ngrirë dhe ndonjë rigë shiu. Në viset malore fjolla bore. Në përgjithësi shumë pak reshje. Temperaturat do të lëvizin afërsisht nga -1 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri. Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, në disa vise mund të ketë intervale kohore me diell. Reshje lokale shiu paksa më të theksuara priten në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Vranësira të shpeshta, intervale kohore me diell dhe rritje e temperaturave (në Kosovë) do të karakterizohet moti gjatë ditëve të ardhshme, megjithatë në Shqipëri priten shumë më shpesh reshje e rrebeshe shiu dhe për këtë arsye temperaturat nuk do të lëvizin shumë. Gjatë mesjaves reshje lokale shiu priten edhe në Kosovë./MeteoBallkan

 

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj