Telenews

Gjykatësi kërcënon Tarën “me gjobë”, ky i përgjigjet: Edhe po të vritem nuk flas

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, po refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

Ai po kërkon një dokument që s’po i jepet, e që pretendon se daton nga momenti kur ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Speciales.

Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që Tarës nuk iu bë vonë.

“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem nuk flas më”, tha Tara.

Tutje, prokuroria kërkoi pranimin e deklaratave të dhënë më herët të Tarës shkaku se ky nuk po iu përgjigjet pyetjeve.

Ndërkohë, kjo gjë është kundërshtuar nga mbrojtja që tha se pranimi nuk do të ishte vendim i duhur shkaku se edhe mbrojtja duhet bërë kundërpyetjet e veta. /Telenews.al/

Të ngajshme

Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantët e parregullt

KushtrimGuraj

Policia me barkë evakuon një familje në Mitrovicë të Jugut të bllokuar nga vërshimet

KushtrimGuraj

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime mbi 1 milion euro në BKS, hetimet nisën që në mars 2025

Valjeta Turkaj