Telenews

Futboll/Llapi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llapi e ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës me rezultat 2-0, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.
Skuadra nga Podujeva e filloi mjaft mirë pjesën e parë, duke krijuar shanse shënimi.
Nga minutat e kaluara, edhe Gjilani filloi të krijonte rastet, por që kishin njëherë rrjetën e tundur.
Llpai ia doli të shënonte në portën e skuadrës mysafire, mirëpo goli nuk u pranua shkaku që gjyqtari sinjalizoi se topi i harkuar nga rivënia këndore e kishte kaluar vijën fundore.
Në 45 minutat e dytë u pa një angazhim më i madh nga dy skuadrat që synonin të shënonin golin e fitores.
Këtë gjë ia doli ta bënte Llapi që në minutën e 85-të, realizoi përmes Drilon Fazliut për 1-0.
Llapi nuk u dorëzuar deri në fund dhe e shënoi ehde të dytin me anë të Alef Firmino  (90+1), me Valmir Veliun që ishte asistuesi.
Me këto dy gola, llapjanët ia dolën të siguronin kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj