Telenews

Feithi thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA-së tani e tutje

Pieter Feith, ish-përfaqësuesi i BE-së për Kosovën, tha në një intervistë për Euronews Albania se klasa politike në Kosovës nuk duhet ta marrë të mirëqenë mbështetjen e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit.

Feithi u shpreh se administrata e re është duke parë interesin ekonomik mbi gjithçka tjetër dhe në këtë kuadër Serbia është shumë më tërheqëse sa u përket mineraleve që përbëjnë interes për të.

“Kam një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovë; mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje, gjërat kanë ndryshuar. Në dialogun me Serbinë, Serbia është tërheqëse jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA për shkak të mineraleve që përbëjnë interes për SHBA-në, që ditët e sotme po e sheh të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se duhet të mbetet fleksibël ku të jetë e nevojshme, sigurisht pa lëshuar interesin kombëtar të saj. Do ishte e mençur që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë”, tha ai, transmeton /Telenews.al/.

Të ngajshme

Presidentja Osmani reagon për thirrjet raciste në Kumanovë: Heshtja e zyrtarëve të Shkupit është shqetësuese

Valjeta Turkaj

Alarm në ajër mbi Uashington – avioni pëson defekt, piloti shpall emergjencën

Valjeta Turkaj

SBAShK-u i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Valjeta Turkaj