Telenews

Sot shpallet vendimi për Milorad Dodikun

sot-shpallet-vendimi-per-milorad-dodikun

Sot në Gjykatën e Bosnje-Hercegovinës do të jepet aktgjykimi i shkallës së parë kundër Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik dhe ushtruesit të detyrës së Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës, drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Millosh Lukiq.

Dodik dhe Lukiq mund të dënohen për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH, Christian Schmidt.

Dënimi maksimal është deri në pesë vjet burg dhe prokuroria kërkoi afër maksimales.

Ai gjithashtu përballet me një ndalim për të mbajtur poste politike. Prokuroria kërkoi 10 vite ndalim, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi lirimin.

Aktgjykimi është caktuar për në ora 13:00 dhe do të shpallet nga gjyqtarja Sena Uzunoviq.

Në të njëjtën kohë, sot, si dje, në Banja Luka do të mbahet një tubim në mbështetje të Milorad Dodikut dhe në tubim do të marrin pjesë disa mijëra mbështetës të tij.

Të ngajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it bëjnë trajnime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

KushtrimGuraj

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

KushtrimGuraj

Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantët e parregullt

KushtrimGuraj