Telenews

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Policia e Kosovës ka realizuar të martën një bastisje në fshatin Novosellë të Pejës, nën dyshimin për kultivim të bimës së hashashit ose shkurreve të kokainës.

Lidhur me këtë rast kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se ka dyshime për një laborator droge.

“Dyshojmë se kemi gjetur një laborator për kultivimin e mjeteve narkotike. Jemi na fzën paraprake të vërtetimit të këtij dyshimi”, ka thënë Kurmehaj.

Në anën tjetër policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se kanë zbuluar tri dhoma të improvizuara nën tokë, të cilat mund të kenë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrikë me kapacitet të lartë për ndriçim dhe ngrohje, kabllo elektrike, qese të zbrazëta plastike, role plastike dhe një DVR që regjistronte pamjet nga kamerat e sigurisë./Telenews.al/

Të ngajshme

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Rrezarta Ramaj

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Rrezarta Ramaj

Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje

Rrezarta Ramaj