Telenews

Gjendet e vdekur ylli i ”Gossip Girl”, Michelle Trachtenberg

gjendet-e-vdekur-ylli-i-”gossip-girl”,-michelle-trachtenberg

Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare.

Sipas burimeve të New York Post, ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj rreth orës 8:00 të mëngjesit të mërkurën, në kompleksin luksoz ”One Columbus Place” në Manhattan, transmeton klankosova.tv.

Trachtenberg kishte kaluar një transplant të mëlçisë dhe sipas burimeve të NYP, vdekja e saj ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrore.

Policia e New Yorkut ka konfirmuar se ajo u gjet pa ndjenja dhe është shpallur e vdekur nga punonjësit e emergjencës.

Vdekja e saj nuk është konsideruar e dyshimtë dhe mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Të ngajshme

Arbana Osmani kritikohet për shprehjen raciste gjatë “Ferma VIP”

Valjeta Turkaj

Brikena, Selin, Mal dhe Miri hipin në makinë për xhiron e tyre në Tiranë

KushtrimGuraj

Kaderi shfaqet ‘hot’ në këtë veshje provokuese

Rrezarta Ramaj