Telenews

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm të BBVA-s, ku banori Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia.

Përmes një postimi mbështetës për këngëtarin, aktori Lajçi e përgëzoi atë për guximin e energjinë.

“Gjesti. Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi ai përmes një postimi në Facebook.

https://www.facebook.com/qunlajqii/posts/2924089661088709?ref=embed_post

“Unë ta kuptova dëshirën atë mbrëmje, më 26 shkurt! Jo! Ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh. Ti vetëm deshe t’i tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit! Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit! Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je! Duro edhe pak, se pranvera po vjen për ty”, ka shkruar ai mes tjerash.

Gjesti mbrëmë tentoi të arratiset nga shtëpia duke kapërcyer murin, megjithatë përfundoi në rrethimin tjetër brenda perimetrit të shtëpisë që monitorohet nga kamerat.

Vëllai i Madh futi një zarf të zi dhe të shtunën pritet të merret vendimi./Telenews.al/

Të ngajshme

Butrint Imeri shënon moment historik në DIAFA 2025 – Dubai kurorëzon yllin shqiptar në skenën globale

Valjeta Turkaj

Katy Perry fiton gati 2 milionë dollarë dëmshpërblim, nga gjyqi për shtëpinë milionëshe

Valjeta Turkaj

Me dhimbje në shpirt, flet me zemër të thyer vëllai i Shpatit, tregoi se si tentuan ta shpëtonin, por s’ia dolën

KushtrimGuraj