Telenews

Votat e diasporës më postë, ja në cilin vend po prinë PDK-ja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.

Deri më tani është numëruar një kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gllogoci që jetojnë në diasporë.

Janë siguruar rezultatet preliminare ku deri më tani Partia Demokratike e Kosovës po prinë me 178 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota.

LDK-ja deri më tani ka marë 42 vota, ndërsa AAK ka marrë 6 vota.

Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Gllogocit që kanë votuar përmes postës është 1107.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj