Telenews

LAJMI I FUNDIT: ARRESTOHET KREU I FFK-SË – AGIM ADEMI?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia, ka raportuar Paparaci pak çaste më parë.
Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.
Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.
Kurse, pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik. Por, ndryshe mendon Artan Govori.
Ai theksoi se ishte një sulm i vogël, por i cili është dashur të denoncohet në polici.
“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë. Me tregu drejtën nuk kan qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dasht me denoncu në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai. /Paparaci

Të ngajshme

Nuk ka lëndim serioz, Messi i gatshëm për Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

KushtrimGuraj

Publikohet lista e Italisë, plot emra befasues për ndeshjet e qershorit

Rrezarta Ramaj