Deri tani janë përditësuar të dhënat për 66.31 për qind të vendvotimeve të votimit me postë nga diaspora, ku Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 52.72 %.
Këngëtarja Edona Llalloshi, njëherit kandidate për deputete nga radhët e kësaj partie, deri tani numëron tre mijë e 926 vota me postë në diasporë.
Nga votimi në përfaqësitë diplomatike nga diaspora, Llalloshi ka marrë dy mijë e 47 vota.
Sa i përket numërimit të votave në të gjitha komunat në Kosovë, këngëtarja Llalloshi del të jetë në mesin e më të votuarave të VV-së.
Ajo ka arritur të marrë 35 mijë e 996 vota.
Në anën tjetër aktorja Adriana Matoshi, del të ketë shumë më pak vota.
Matoshi, e cila kandidon sërish për deputete, nga votat me postë të diasporës, nga numërimi i 66.31 për qind të vendvotimeve, deri tani ka marrë një mijë e 383 vota. Vetëm 587 vota ka marrë nga diaspora në përfaqësitë diplomatike.
Ndërsa, nga numërimi i të gjitha votave në Kosovë, ajo ka marrrë më pak se gjysma e Edon Llalloshi, 16 mijë e 597 vota./Telenews/