Telenews

“Një hap kyç drejt integrimit evropian”, Ambasada gjermane i gëzohet suksesit të Gjykatës Kushtetuese

Para disa ditësh, Kosova mori një lajm goxha të mirë.

Institucioni kryesor i drejtësisë së shtetit u pranua si anëtare me të drejta të plota në mesin e gjykatave evropiane.

Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese u bë pjesë e plotë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

Kësaj arritje i është gëzuar fort edhe Ambasada e Gjermanisë.

Përmes një postimi në story të Facebookut, thuhet se ky është një hap kyç drejt integrimit evropian.

Po ashtu u falënderua për punën dhe bashkëpunimin edhe ish-kryetarja Gresa Caka-Nimani.

Gjithashtu në postim shprehet kënaqësia e bashkëpunimit edhe me kryetarin aktual, Nexhmi Rexhepi./Telenews.al/

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj