Telenews

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 77 për qind të votave të dërguara me postë, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 për qind.

KQZ ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 145 nga 187 kuti me vota të dërguara me postë nga jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, aktualisht janë në proces të numërimit fletëvotimet nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

KQZ thekson se procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në prani të vëzhguesve të akredituar.

Deri më tani, rezultatet e votave të numëruara janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 24,507 vota (52.15%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,742 vota (29.24%)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 4,560 vota (9.70%)
AAK – NISMA – Konservatorët – Intelektualët – 1,438 vota (3.06%)

Procesi i numërimit pritet të përfundojë të martën, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen pas verifikimit të plotë nga KQZ.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë do të vazhdojë numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Të ngajshme

Sorensen takohet me Marta Kos, flasin për dialogun e situatën në Ballkanin Perëndimor

KushtrimGuraj

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

KushtrimGuraj

SHBA po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë

KushtrimGuraj