Telenews

Mustafa- VV’së: Tregoni qysh i keni ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione, rroga e shtesa

mustafa-vv’se:-tregoni-qysh-i-keni-ble-votat-me-buxhet-te-shtetit-ne-kohe-fushate-me-pensione,-rroga-e-shtesa

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar ndaj  akuzave të Vetëvendosjes se LDK ka manipuluar me votat me postë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se Vetëvendosje po harron se “qysh ka ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione, rroga e shtesa”.

“Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik”, shkroi mes tjerash Mustafa

Postimi i plotë:

Hekuran, a harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione e rroga e shtesa? A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%?

Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik.

Të ngajshme

Dy sportistë u përjashtuan përgjithmonë pasi thyen rregullin më të rreptë në Lojërat Olimpike

Donat Hashani

I mbijetoi tumorit në tru, 13-vjeçari emërohet nga Trump si “Agjent Nderi”

Donat Hashani

Rinumërimi i votave në Vushtrri fillon nesër nga ora 10:00

Donat Hashani