Telenews

Syla: OVL-UÇK do të shënojë 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së me një agjendë të veçantë, Qeveria i ka ofenduar luftëtarët e lirisë

syla:-ovl-uck-do-te-shenoje-27-vjetorin-e-epopese-se-uck-se-me-nje-agjende-te-vecante,-qeveria-i-ka-ofenduar-luftetaret-e-lirise

Gazmend Syla, kryetar i degës së OVL-UÇK-së në Pejë, ka deklaruar  se shoqata e veteranëve do të shënojë këtë vit 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së me një agjendë të veçantë, duke refuzuar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

‘’Ne si OVL-UÇK kemi vendosur që të kemi një agjendë të veçantë për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe të mos iu bashkohemi Qeverisë’’, tha Syla për FrontOnline.

Ai ka theksuar se ky veprim është pasojë e qasjes së Qeverisë aktuale, e cila, sipas tij, ka treguar mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me OVL-UÇK dhe për të ofruar ndihmë për shoqatat e veteranëve.

‘’Duke marrë parasysh qasjen e Qeverisë aktuale të Kosovës që nga fillimi i ardhjes në pushtet, e cila nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar me OVL-UÇK, duke mos ofruar asnjë ndihmë për shoqatat dhe duke u koordinuar me Listën Serbe për të lënë jashtë pagës minimale veteranët e luftës dhe duke ofenduar luftëtarët e lirisë, ne si OVL-UÇK kemi vendosur që të kemi një agjendë të veçantë ‘’, tha Syla.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj