Telenews

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Bebe Rexha publikon një video ku shfaqet me dhe pa makijazh duke treguar dukjen e saj natyrale

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në mënyrën e saj unike, duke publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqet në një transformim nga pamja natyrale, pa grim, në një dukje të kuruar me makijazh profesional.

Interpretuesja e hitit “Meant to Be” ka dashur t’u përcjellë ndjekësve të saj një mesazh të qartë: një grua është e bukur në çdo formë, qoftë me apo pa makijazh.

Në videon e publikuar, Bebe fillimisht shfaqet me një pamje krejt natyrale, duke treguar se bukuria nuk varet nga standardet e vendosura nga industria e modës apo e grimit. Më pas, ajo transformohet, duke realizuar një look të kuruar, por pa e humbur natyrshmërinë dhe vetëbesimin që e karakterizon.

@beberexha

Të ngajshme

Miri: Po ta nisja nga dita e parë, gjithçka do varej nga..

Valjeta Turkaj

Partnerja bukuroshe e Unikkatil ndan foton e veçantë krah tij

Blearta

Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e vajzës (video)

Valjeta Turkaj