Shefja e shtetit, Vjosa Osmani i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku këtij të fundit i ka kërkuar ndihmën e Amerikës që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Në letrën të cilën e ka siguruar “Teve1.info”, thuhet se integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë synimi i Kosovës.
“Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë synimi ynë, por sot në dritën e ngjarjeve të paprecedentë në kontinentin evropian, ai është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare”, ka thënë ajo në letrën dërguar Bidenit.
Po ashtu, Osmani thotë se si presidente e Kosovës, e di që SHBA-ja, politika e jashtme dhe interesat nacionale janë për një Evropë të lirë dhe në paqe dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është krucial në këtë drejtim.
“Si Presidente e Republikës së Kosovës, e pranoj se politika e jashtme dhe e sigurisë kombëtare e SHBA-së për Evropën përqendrohet në një Evropë të lirë, të plotë dhe në paqe dhe se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike është pjesë e një marrëdhënieje të qëndrueshme transatlantike”, thuhet në letër.
Presidentja Osmani në letrën dërguar Bidenit ka thënë se Kosova dhe Ballkani Perëndimor vazhdimisht po i ekspozohen kërcënimeve nga Rusia.
“Duke pas parasysh këtë ne shprehim besimin tonë që SHBA-të do të përdor lidershipin dhe ndikimin e saj që aktivisht të ndihmojë dhe shtyjë para anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e NATO-s”, thuhet më tej në letërn të cilën e ka siguruar “Teve1.info”.
Krejt në fund, Osmani ia ka kërkuar Bidenit një takim për t’i forcuar marrëdhëniet Kosovë – SHBA. /teve1.info/
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani dërguar presidentit të SHBA-së, Joe Biden: