Telenews

Greva bllokon 13 aeroporte të Gjermanisë

Greva e punëtorëve në aeroportet e Gjermanisë është rritur.

Pas aeroportit të Hamburgut, sot në Gjeramni në grevë janë edhe 13 aeroporte të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i DW, Bahri Cani.

Sipas tij, me thirrje të sindikatës ver.di sot në grevë janë gjithësej 13 aeroporte, ndër to edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.

“Sindikata ver.di kërkon rritjen e rrogave prej 8% ose të paktën 350 euro në muaj si dhe disa kushte të tjera, ndërsa punëdhënësit kanë refuzuar deri tani. Negociatat mes tyre për plotësimin e kushteve do të vazhdojnë me 14 mars, por fakt është që sot do të shkurtohen mbi 3.400 fluturime dhe do të dëmtohen rreth 510.000 udhëtarë”, ka shrkaur ai ndër të tjera.

Të ngajshme

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot

KushtrimGuraj

Shqipëria në bisedime me dy gjigantë të industrisë ushtarake

KushtrimGuraj

Më 4 qershor mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

KushtrimGuraj