Telenews

GJERMANËT HAPIN ZEMRËN: MË SHUMË SE 187.000 REFUGJATË UKRAINAS ARRIJNË ATJE

Deri të enjten, 187.428 refugjatë ishin regjistruar nga policia gjermane, por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.
Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar, tha zëdhënësi, shkruan CNN.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerësoi të hënën se më shumë 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.

Të ngajshme

Kurti del në konferencë pas dështimit: I ftuam LDK-në dhe Nismën për marrëveshje, s’deshën

Donat Hashani

Nga kjo ditë nis pushimi vjetor për nxënësit

Valjeta Turkaj

Abdixhiku për takimin me Limaj: Ishte i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm

Valjeta Turkaj