Telenews

Ushqimet që duhet të hani kur jeni me grip

Nëse sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë është pushimi në shtrat: asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, pasi rrezikohen komplikacione.

Rinitet, sindromat gripale, faringitet, bronkitet: terapia e parë për këto sëmundje të bezdisshme është parandalimi.

Patologjitë e mësipërme shkaktohen nga viruse dhe baktere që shumohen pa masë në ambiente të pa ajrosura, në filtrat e kondicionerëve, në vendet shumë të populluara, të cilave u shtohet edhe tymi i qyteteve tona.

Këto parametra fatkeqësisht gjenden në shkollat e fëmijëve tanë: pak hapësirë, shumë njerëz, kaloriferët në maksimum. Për pesë orë rresht fëmijët thithin në mushkëritë e tyre të njëjtin ajër të ngarkuar me baktere, viruse e shpesh pluhur, duke parë që të gjitha qytetet janë të mbingopura.

Pra, është e rëndësishme të ajrosim ambientet ku jetojmë apo gjysmë ore shëtitje në ajër të pastër, në fshat apo në lulishte.

Dhe, në qoftë se pavarësisht nga këto, përsëri sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë, është pushimi në shtrat: asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, rrezikohen komplikacione. Për t’u mbrojtur, organizmi ynë ka nevojë për qetësi.

Ushqime të këshilluara: Sa më shumë fruta nga të gjitha llojet, por me kusht të jenë të stinës. E meqenëse sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes hasen pothuajse gjatë dimrit, frutat stinore reduktohen në agrume dhe kivi.

Zarzavate: Lakra të llojeve të ndryshme, kopër, selino, karota. Por, këto zarzavate që të kenë fuqi antivirale, duhet të konsumohen të gjalla. Një mënyrë e mirë, sidomos për karotat është shtrydhja e tyre: shija është e shkëlqyer dhe vetëm në një gotë lëngu mblidhen cilësitë e gati një kile karota. Përdorni sa më shumë: hudhër, qepë, presh, spec djegës, rrepa.

Ushqimi ideal: Lëngu i pulës, pasi në lëkurën e pulës janë të pranishme antibiotikë natyralë shumë të fuqishëm kundër viruseve të sëmundjeve të ftohjes.

Fitoterapia: Infuzion me qumësht, gjethe sherebelë e mjaltë: 10 gram gjethe sherebelë në infuzion për 10 minuta në një filxhan me qumësht të valuar; shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Pini dy filxhanë në ditë.

Të ngajshme

Presidenti iranian konfirmon se është vrarë Ministri i Inteligjencës

KushtrimGuraj

Zakonet e mbrëmjes që ndikojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak

Valjeta Turkaj

Alergjitë po vijnë më herët: Çfarë duhet të dini dhe si t‘i parandaloni

Blearta