Telenews

Aksidentohet autobusi me nxënës në Vushtrri, vdes shoferi

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri.

Aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kësaj linje Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

”Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Idrizi.

Të ngajshme

Ndiqet nga Policia nga Arllati deri në Malishevë – i gjendet revole me fishekë në veturë shtetasit austriak

KushtrimGuraj

Komunat e çojnë në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për shërbimin civil

Valjeta Turkaj

BE gjobit Temun me 200 milionë euro

Valjeta Turkaj